Milan pritet të largojë disa lojtarë në janar

Futboll

Milan pritet të largojë disa lojtarë në janar

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 01:01
Yacine Adli.

Milan pritet të bëjë disa lëvizje në merkaton e janarit.

‘Rossoneri’ duan të lirohen nga përgjegjësia e disa pagave dhe tashmë kanë disa emra në listë për t’i larguar.

Sipas raportimeve të ‘SempreMilan’, Milan duan të ndajnë rrugët me Tiemoue Bakayoko dhe Yacine Adli.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë identifikuar edhe emrat që duan t’i afrojnë.

Hakim Ziyech i Chelsea është emri më i pëlqyer, e me paraqitjet e marokenit në Kupën e Botës, krerët e Milan janë edhe më të bindur për të investuar.

Armando Broja po ashtu mund të jetë një emër për të cilin Milan synon transferimin. Kartoni i tij mund t’iu kushtojë 30 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat