Grupi A: Holanda kualifikohet, Senegali e dërgon Ekuadorin në shtëpi

Futboll

Grupi A: Holanda kualifikohet, Senegali e dërgon Ekuadorin në shtëpi

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Grupit A në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku tanimë kemi mësuar edhe kombëtaret të cilat kanë siguruar kualifikimin tutje.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe gjashtë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Al Bayt”, Kombëtarja e Holandës e ka mposhtur atë të Katarit me rezultat 2:0.

Dy golat e fitores për Holandën i shënuan Cody Gakpo (minuta e 26’) dhe mesfushori Frenkie De Jong (minuta e 49’).

Në anën tjetër, krahas përballjes mes Holandës e Katarit u zhvillua edhe ndeshja tejet interesante mes Ekuadorit dhe Senegalit, ku ky i fundit ka siguruar biletën drejt 1/8-ës së këtij Botërori.

Senegali e ka mposhtur Ekuadorin me rezultat të ngushtë 2:1, kështu duke e dërguar Ekuadorin në shtëpi, respektivisht duke e eliminuar nga kjo Kupë e Botës.

Golat për senegalezët i shënuan Ismaila Sarr (minuta e 44’) dhe Kalidou Koulibaly (minuta e 70’), kurse golin e nderit për Ekuadorin e shënoi Moises Caicedo në minutën e 67’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Holanda vazhdon të jetë në vendin e parë, tani në kuotën e shtatë pikëve, krahas Katarit që e mbyll Kupën e Botës në vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar, kurse Senegali zë vendin e dytë me gjashtë pikë, dy më shumë se Ekuadori që tani përfundon në vendin e tretë.

Holanda dhe Senegali kualifikohen tutje nga Grupi A.

Holanda 2:0 Katari

Ekuadori 1:2 Senegali

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat