Zbulohen shifra shokuese e humbjeve te Juventusi në 5 vitet e fundit

Futboll

Zbulohen shifra shokuese e humbjeve te Juventusi në 5 vitet e fundit

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 23:02
Zbulohen shifra shokuese e humbjeve te Juventusi në 5 vitet e fundit

Pas dorëheqjes së Andrea Anjellit dhe të gjithë bordit drejtues, “Il Sole 24 Ore” nxori të dhëna tronditëse për miliardat e shpenzuara nga klubi torinez prej vitit 2018 e deri më sot. Shifra shqetësuese, mbi të cilat rëndon kostoja e skuadrës (sidomos në vitet e Ronaldos) dhe dëmi i “Covid-19”.

Në fakt, humbjet totale arrijnë në 612.9 milionë euro në pesë vitet e fundit, me rreth 700 milionë të shpenzuara.

Peshon shumë shuma e pagave, e cila kishte arritur në 300 milionë në sezonin 2017-2018.

Pas ardhjes së Ronaldos, situata u përkeqësua, duke arritur në 398 milionë në sezonin 2019-2020, vetëm me operacionin CR7, i cili mes pagës dhe shpenzimeve i kushtoi klubit mbi 300 milionë për katër vitet në vijim, me 86 milionë në një vit. Pandemia e “Covid-19”, gjithashtu rëndoi mbi gjithçka, ishte krejtësisht e papritur dhe shkaktoi dëme shumë serioze në një situatë tashmë të komplikuar.

Sezoni i parë që solli humbje, pas tri vitesh fitime radhazi, ishte pikërisht ai 2017-2018 me 19.2 milionë euro minus. Më pas, shifra u rrit në mënyrë eksponenciale gjatë viteve: 39.2 milionë në 2018-2019, 89.7 milionë në 2019-2020, 209 milionë në 2020-2021 dhe 254 milionë në sezonin e fundit.

Numra që kanë çuar në tri rritje kapitali në 10 vite. Hera e parë më 2011 (nga 120 milionë), më pas rikapitalizimet ishin nga 300 milionë më 2019 dhe nga 400 milionë më 2021. Totali është 820 milionë rritje kapitali.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat