Granit Xhaka: Që në fillim e dinim se ndeshja me Serbinë...

Futboll

Granit Xhaka: Që në fillim e dinim se ndeshja me Serbinë...

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:47
Granit Xhaka

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është gati për sfidën e nesërme (20.00) kundër Serbisë, në kuadër të xhiros së tretë të Kampionatit Botëror.

Futbollisti nga Kosova, Xhaka, shprehet optimist para kësaj sfide.

“Që në fillim të turneut e dinim që ndeshja me Serbinë do të jetë finalja e këtij grupi”, tha kapiteni i Zvicrës.

Zvicrës i duhet një pikë për të kaluar në të tetën e finales.

Brazili ka gjashtë pikë dhe ka siguruar një vend më tej. Zvicra ka tre pikë, kurse Serbia dhe Kameruni nga një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat