Renard mbetet në “Katar 2022”

Futboll

Renard mbetet në “Katar 2022”

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 17:00
Renard mbetet në “Katar 2022”

Gjatë fazës së grupeve të “Katar 2022” është folur shumë për Hervé Renard, trajnerin e Arabisë Saudite, falë atij fjalimi motivues që mbajti në pushimin mes pjesë kundër Argjentinës.

Skuadra e tij arriti të merrte një fitore të madhe kundër Messit me shokë, por që fatkeqësisht nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ate (u mposht si nga Polonia ashtu edhe nga Meksika në ndeshjen e fundit në grup).

Për Arabinë Saudite Botërori tashmë ka përfunduar, por jo për trajnerin francez. Renard do të qëndrojë në Katar dhe do të jetë komentator për BeIn Sports, siç njoftoi vetë transmetuesi.

Trajneri francez do të jetë në komentin teknik për Marok-Spanjë, të martën, në orën 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat