Botërori rikthehet të premten

Futboll

Botërori rikthehet të premten

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 23:33
Botërori rikthehet të premten

Maroku dhe Portugalia ishin 2 kombëtaret e fundit që kompletuan pazëllin e skuadrave çerekfinaliste.

Pas zbulimit të 8 skuadrave që kanë vijuar më tej aventurën në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik në botë, tashmë do të ketë edhe 2 ditë pause, për t’iu dhënë kohë skuadrave që të përgatiten për fazën tjetër.

Botërori do të rikthehet të premten, me 2 duele tejet emocionuese.

Në orën 16:00, Kroacia dhe Brazili do të përplasin “brirët”, në kërkim të një bilete në fazën tjetër, ndërkohë që mbrëmja do të kulmojë me supersfidën Holandë-Argjentinë, një duel i gjithi për t’u shijuar dhe jetuar.

Ndërkohë ditën e shtunë do të zhvillohen edhe 2 përballjet e tjera çerekfinaliste, ajo mes Marokut dhe Portugalisë në orën 16:00 dhe Angli-Francë, që është konsideruar nga të gjithë si një finale e parakohshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat