Dzeko: Nuk jam lojtar që mendoj vetëm për të shënuar gola

Futboll

Dzeko: Nuk jam lojtar që mendoj vetëm për të shënuar gola

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 15:43
Dzeko: Nuk jam lojtar që mendoj vetëm për të shënuar gola

Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko duke folur për ‘Sky Sport’, ka thënë se është një lojtar që gjithnjë mendon vetëm për skuadrën, e jo për aspektin individual.

Sulmuesi boshnjak thotë se fitorja eventuale kundër Napolit, do të forconte besimin në skuadrën ‘nerazzure’.

Ai thekson se ndihet mirë tek Interi, skuadër më të cilën Dzeko beson se mund të shkoj larg.

“Gjithmonë duhet të japësh gjithçka në terren, edhe kur humbësh, por edhe kur fiton. Gjërat individuale vlejnë më pak se një fitore ekipore. Unë gjithmonë jap gjithçka. Nuk jam një lojtar që mendoj vetëm për të shënuar gola, mendoj për të mirën e skuadrës që më gëzon kur fiton”, tha Dzeko.

“Ndeshja kundër Napolit vlen tri pikë si ndeshjet tjera, por një sukses mund të na jep shumë besim në ekipe.

“Champions League është kompeticioni më i rëndësishëm. Këtë vit ne duam të bëjmë mirë në Ligën e Kampionëve. Unë jam mirë te Interi. Tani mendoj vetëm për fushën, të tjerët kujdesen për gjërat e tjera”, theksoi Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat