“Viktimat” e Katar 2022, gjashtë trajnerët e larguar nga kombëtaret

Futboll

“Viktimat” e Katar 2022, gjashtë trajnerët e larguar nga kombëtaret

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:23
“Viktimat” e Katar 2022, gjashtë trajnerët e larguar nga kombëtaret

Me largimin e Luis Enriques nga drejtimi i stolit të Spanjës, tashmë bëhen gjashtë trajnerë që janë larguar nga ekipet pas Kupës së Botës, Katar 2022.

Gerardo Martino u largua nga drejtimi i Meksikës, pasi kjo përfaqësuese u eliminua nga Botërori në fazën e grupeve.

Carlos Queiroz u largua nga drejtimi i Iranit, me përfaqësuesen në fjalë që nuk mundi të shkonte përtej fazës së grupeve të Katar 2022.

Robert Martinez, trajneri i Belgjikës po ashtu u largua nga drejtimi i belgëve, me zhgënjimin që nuk mundën të shkonin përtej fazës së grupeve.

Ashtu si pararendësit edhe Diego Alonso la drejtimi e Uruguait me ekipin e tij që e mbylli eksperiencën e Katar 2022 në grupe.

Otto Addo nga ana e tij pas mbylljes së ndeshjes së fundit në raundin e grupeve, atë të Ganës ndaj Uruguait, lajmëroi largimin nga drejtimi i kombëtares së vendit të tij.

Dhe tashmë “viktima” e fundit e Katar 2022 është Luis Enrique, me Spanjën që u eliminua nga Maroku në raundin e 1/8-ave, duke mos mundur të shkonte në raundin e çerekfinaleve të Kupës së Botës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat