Ia mori topin Sadikut nga duart, por e gaboi

Futboll

Ia mori topin Sadikut nga duart, por e gaboi

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:26
Ia mori topin Sadikut nga duart, por e gaboi

Sadiku ka pesuar nje humbje ne ndeshjen e fundit te zhvilluar. Në momentet e fundit të përballjes kundër Villarreal CF, Cartagena kishte mundesine për të marre një pikë. García Verdura, përmes VAR-it, akordoi një penallti dhe gjithçka sugjeronte se skuadra bardhezi do të arrinte të paktën një barazim final.

Por nuk ia doli, sepse Ortuño humbi penalltinë. Jo vetëm që humbja nuk u shang, por pati edhe një mosmarrëveshje mes futbollistëve të skuadrës së Luis Carrión, mes të cilëve, përveç Ortuño, Sadiku dhe De Blasis, shkruan Telesporti.

Shqiptari Sadiku është golashënuesi më i mirë i FC Cartagena me shtatë gola, tre prej të cilëve nga njëmbëdhjetë metra. Puna e tij e mirë e ka lejuar atë të fitojë besimin e plotë të trajnerit dhe në disa ndeshje ka startuar përpara Ortuño-s, me pesë gola dhe dy prej tyre nga penalltia.

Kur García Verdura konfirmoi faullin ndaj Franchu brenda zonës, Sadiku mori topin si gjuajtës. Por më pas u shfaqën De Blasis dhe Ortuño, të cilët nuk lejuan që ‘19-ta të vazhdonte përpara. Argjentinasi shkoi pas Sadikut dhe i tha se ai qe ishte caktuar ishte Ortuño dhe kishte një skenë kurioze.

Secili me një top në përpjekje për të vendosur fatin. Ortuño fitoi duelin dhe debatin. Pas vendimit u pa një debat mes Sadikut dhe De Blasis. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri u pyet për situatën e përjetuar dhe tha se kur dha formacionin se nëse jepej një penallti maksimale në favor, urdhri ishte “gjuan Ortuño, me pas De Blasis dhe i fundit Sadiku”.

Por që ai zakonisht “e lë lirinë për këtë lloj gjëje, për ata që ndihen të sigurt dhe kjo nuk duhet të shkaktojë asnjë problem”. Nje polemike qe eshte mbylluur aty edhe pse Sadiku ka mbetur i zhgenjyer...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat