Depay: Van Gaal është trajneri që na duhet gjithmonë

Futboll

Depay: Van Gaal është trajneri që na duhet gjithmonë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 23:13
Depay

Memphis Depay foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Holandë-Argjentinë.

Ai vlerësoi veçanërisht trajnerin e tij, Louis van Gaal, për të cilin u shpreh se ai ka sjellë shumë disiplinë.

“Kjo shihet nga rezultatet, ne nuk kemi humbur ende një lojë. Mendoj se ai ka sjellë më shumë disiplinë dhe kjo është e rëndësishme për të pasur rezultate në një turne.

Të gjithë i dinë cilësitë e tij dhe karakterin e tij dhe unë mendoj se ai ka cilësitë për të ndërtuar një ekip të fortë. Ai krijon një mentalitet në ekip dhe është shumë i kthjellët.”-tha sulmuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat