Santos: Maroku i fortë

Futboll

Santos: Maroku i fortë

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 14:14
Santos: Maroku i fortë

Portugalia do të kërkojë kualifikimin në gjysmëfinalet e Botërorit të Katarit dhe për këtë duhet të mundë Marokun, që më parë befasoi fqinjët e Spanjës duke i eliminuar me penallti.

Në prag të këtij dueli ka folur trajneri Fernando Santos, i cili e vlerëson skuadrën kundërshtare. Ai gjithashtu foli edhe për Cristiano Ronaldon, i bërë çështje pasi u la në stol kundër Zvicrës.

“Maroku është ekip i fortë, është një ekip jashtëzakonisht i organizuar dhe me lojtarë që luajnë me klube si Chelsea, PSG e Bayern Munich”.

“Nuk është një ndeshje e lehtë për Portugalinë, por duhet të luajmë pa frikë dhe me besim. Po e bëmë këtë, atëherë do të fitojmë dhe të kualifikohemi”, shtoi trajneri i skuadrës iberike.

I pyetur për Cristiano Ronaldon, tekniku Fernando Santos deklaroi: “Është koha ta lëmë të qetë. Kurrë nuk më ka thënë se do të largohej nga kombëtarja. Është koha që t’i ndalim polemikat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat