Polemika pa fund me trajnerin e Kamerunit

Futboll

Polemika pa fund me trajnerin e Kamerunit

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 16:01
Polemika pa fund me trajnerin e Kamerunit

Kupa e Botës në Kamerun përfundoi me një bilanc diskret në nivel sportiv, megjithatë ato i lanë në hije polemikat jashtë fushës. Këto polemika që përfshinë ekspeditën e trajnerit Rigobert Song lanë në hije fitoren historike ndaj Brazilit dhe barazimin me përmbysje kundër Serbisë, rezultate që i dhanë fund serisë së gjatë të humbjeve radhazi, por ende jo të mjaftueshme për të shmangur eliminimin e gjashtë radhazi në fazën e grupeve.

Nga përplasja mes vetë trajnerit dhe André Onana, i cili u largua nga Katari para përfundimit të fazës së grupeve, te agresioni ndaj një spektatori, ku presidenti i federatës, Samuel Eto’o ishte protagonist pas Brazil-Korea e Jugut.

Kameruni u përfol për arsye jo futbollistike dhe vazhdon ta bëjë këtë pas publikimit të një videoje ku Song flet me disa prej bashkëpunëtorëve të tij për shkaqet e përplasjes që pati me Onana.

“Ditën e ndeshjes i thashë Onanës se duhej të flisja me të dhe ai filloi të qante, – janë fjalët e trajnerit në video. – I thashë se nuk kam kohë për këto gjëra, të telefonova dje dhe e bëre. Mos vallë duhet të flas me Aboubakar, Choupo-Moting dhe Anguissa, të cilët janë liderët e ekipit, dhe nuk mund të flas me ju?”

Megjithatë, sherri shpërtheu gjatë stërvitjes, siç shpjegohet përsëri nga trajneri i Kamerunit: “Në stërvitjen që André bën ai merr shumë rreziqe në fushë. E vura re dhe i thashë: Nuk duhet të rrezikosh, dërgoje topin anash, jo në mes. Në atë moment ai m’u përgjigj: Po luaj, nuk kam kohë të flas me ty”.

Song më vonë shpjegoi se video është xhiruar pa lejen e tij nga një mik i vëllait. Megjithatë, është shumë vonë për të shmangur shpërthimin e polemikave të reja. Në fakt, Onana përdori kanalet e tij të mediave sociale për t’iu kthyer incidentit, edhe pse në mënyrë të koduar: “Në një botë ku të gjithë gënjejnë, kushdo që thotë të vërtetën është revolucionar. Por koha do të vendosë gjithçka në rregull”.

Në vend të kësaj, ky është sqarimi i Song: “Duke pasur parasysh bujën e shkaktuar nga shpërndarja e kësaj bisede private, më duhet të saktësoj se jam detyruar të marr një vendim të rëndësishëm në lidhje me grupin, pasi më është cenuar nderi si trajner i kësaj kombëtareje”. E lehtë të imagjinohet se do të ketë episode të tjera...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat