Maroku bën histori dhe mbërrin aty ku asnjë ekip afrikan nuk ka arritur kurrë: në gjysmëfinale. Në fakt, pas Spanjës, skuadra e Afrikës së Veriut kryen një tjetër sukses dhe eliminon Portugalinë me 1-0 që arrin në kohën e rregullt te ndeshjes. Një kryevepër taktike nga trajneri Regragui.
Ndeshja u vendos nga një gol i En-Nesyrit dhe një ekip kompakt ku bien në sy mjeshteria e Amrabat, talenti i Hakimit dhe gjenialiteti i Ziyech por edhe zbulimi Ounahi. Por edhe një Bounou që kalon një tjetër moment historik. Një sukses që vjen në një stadium të ngjyrosur me ngjyrën e kuqe-jeshile të flamurit maroken për të shënuar lidhjen brenda botës arabe.
Pas ndeshjeve emocioni nuk mund të fshihet me Boufal që ëndërroi dhe gjeti sfidën ndaj Francës në raundin tjetër: “Po jetojmë një ëndërr dhe nuk duam të zgjohemi. E doja Francen”, dhe trajneri që thotë se ai është krenar që ka bërë diçka historike: “Krenar për këtë ekip, ne kemi shkruar historinë për Afrikën”
Arrigo Sacchi analizon arritjen e Marokut kundër Portugalisë në një përmbledhje të shkruar për edicionin e sotëm të La Gazzetta dello Sport: “Pashë një kombëtare që ka tre cilësitë themelore në futboll: motivim i madh, shpirt i madh kolektiv, organizim i mirë i lojës.
Pas këtyre djemve nuk ka vetëm një komb, por një kontinent të tërë dhe ata japin shpirtin për të arritur qëllimin. Fitorja e merituar ndaj Portugalisë shpjegon se cilësitë morale, jo vetëm në futboll, por në përgjithësi në jetë, janë më të rëndësishme se cilësitë teknike.
A e keni parë presionin që bën Maroku? A e keni parë sesi Amrabat tërheq zvarrë shokët e skuadrës dhe i drejton? Kjo do të thotë të kesh një ndjenjë grupi, modesti, përulësi. Të gjitha gjërat që Portugalia nuk i posedonte as në masën më të vogël” .