Statusi i fundit në Twitterin e Pelesë

Futboll

Statusi i fundit në Twitterin e Pelesë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 23:27
Statusi i fundit në Twitterin e Pelesë

Pasditen e sotme legjenda e futbollit, Pele, ka ndërruar jetë teksa ishte shtruar në spital.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare në Twitter të Pelesë, u njoftua dhe ndarja nga jeta e ikonës së futbollit.

Në postimin ku njoftohet vdekja e tij i përcillet një mesazh qytetarëve që të dhurojnë sa më shumë dashuri.

 “Frymëzimi dhe dashuria shënuan rrugëtimin e mbretit Pelé, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë paqësore.

Dashuri, dashuri dhe dashuri, përgjithmonë”, ishin fjalët e fundit në llogarinë e Peles në Twitter.

Kujtojmë se Pele ndërroi jetën në moshën moshën 82-vjeçare, teksa vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte shtruar në spital prej nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat