Roma triumfon ndaj Bologna-s, Kumbulla në bankë

Futboll

Roma triumfon ndaj Bologna-s, Kumbulla në bankë

Nga: K. G. Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:25
Pellegrini shënon nga penaltlia

Roma e trajnerit Jose Mourinho e ka nisur për mrekulli Vitin e Ri, me fitore.

Romakët e kanë mposhtur me rezultat 1:0 Bologna-n, në takimin e javës së 16-të të Serie A.

Futbollisti Lorenzo Pellegrini në minutën e 6-të ka realizuar nga penalltia.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, ka qëndruar në bankë.

Roma është në vend të gjashtë me 30 pikë dhe Bologna renditet në të 11-tin me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat