Zbulohet rroga e re e lojtarit të Kosovës në Itali

Futboll

Zbulohet rroga e re e lojtarit të Kosovës në Itali

Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:54
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës.

Futbollisti nga Kosova ka qenë protagonist i ekipit italian në dy sezonet e fundit dhe kjo ka bërë që napolitanët të mendojnë ta “blindojnë” atë.

Dhe, mediat italiane raportojnë se aktualisht, përfaqësuesi i Kosovës 1,8 milionë euro në vit.

E me kontratën e re, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës do ta ketë rrogën vjetore 2,5 milionë euro.

Trajneri Luciano Spalletti e sheh Rrahmanin si lider të mbrojtjes, mbi të gjitha pas largimit të Kalidou Koulibalyt.

Pra, Napoli po e vlerëson kontributin e Rrahmanit, duke e shpërblyer atë me një kontratë më të majme.

Nga ana tjetër, qendërmbrojtësi stabil ka thënë se ndihet mjaft i lumtur dhe i kënaqur në Napoli, ku synon të vazhdojë të luajë edhe për disa vite dhe të fitojë trofe të rëndësishëm aty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat