Antonio Cassano, një ish-futbollist i njohur, vazhdon te thumboje dhe sulmoje trajnerin e Juventusit Massimiliano Allegri. Ish-talenti barez foli për BoboTV për Allegrin si më poshtë: “Por a e dëgjuat çfarë tha ai? Duhet hedhur hapi sipas radhes dhe ne duhet të arrijmë në vendin e katërt që është qëllimi minimal.
Është një gënjeshtër, më neverit ta dëgjoj. Juve dhe Inter janë më të fortët në ligë në terma absolutë dhe ne organika. Nuk më pëlqejnë njerëzit që gënjejnë. Nëse tallni b*then…, më neverisni dhe më thoni nje m*t.
Juve po kthehet për të bërë çfarë? Ndeshjet janë të shemtuara, por ai mund të fitojë edhe kampionatin në këtë mënyrë, nuk ia lë mënjanë kete gje jo! Juve e meritonte të humbiste me Cremonese. Allegri me b*the dhe miq arrin të trajnojë dhe nuk flet asnjehere per futboll ne intervista, nuk flet per levizje.
Asgje fare, kjo gje me cmend. Ai fiton 10 milione euro dhe eshte trajner prej vitesh, Gasperini fiton 3 mln euro dhe luan futboll shume me mire se ai dhe Atalanta nuk ka kampionë ne ekipin e saj”, u shpreh Cassano.
Kujtojme qe Cassano kurre nuk ka folur mire per Allegrin ne vitet e fundit teksa trajneri bardhezi ka arritur te siguroje 8 fitore radhazi duke mos pesuar asnje gol. Ne fakt, hera e fundit daton disa muaj me pare kur luajti ndaj Milanit.