Bellai: Do luftojmë për pikë kundër Tiranës

Futboll

Bellai: Do luftojmë për pikë kundër Tiranës

Më: 13 janar 2023 Në ora: 15:41
Bellai

Bylisi dhe Kukësi u mjaftuan me 1 pikë nga sfida e javës së 16-të në Kategorinë Superiore.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Arian Bellai u shpreh se ishte i kënaqur me lojën që bënë futbollistët e tij. Ndër të tjera ai foli për sfidën e radhës me Tiranën, dhe u shpreh se do luftojnë për pikë.

“Nuk është se jam i pakënaqur, e kishim lojën në zotërim.

Në pjesën e dytë kishim disa raste të mira, por nuk arritën të finalizojnë. Jam i kënaqur nga djemtë pasi dhanë më të mirën e tyre.

Presim të futemi në rrugën e fitoreve të paktën në fushën tonë, pasi e kemi harruar. Barazimi është i drejtë se ngelëm me 10 lojtarë, duhet të gjejmë qetësinë përpara portës, e kemi pasur si difekt dhe vazhdojmë ta kemi. Shpresoj të jetë ndeshja e fundit që nuk shënojmë teksa jemi përpara portës. Jam i kënaqur me lojën që bëri Muçollari dhe Lorani. Ndërruam skemën që ti japim frymë sulmit, edhe pse nuk arritëm të shënonim. Të martën luajmë me Vllazninë në Kupë, dhe më pas me Tiranën.

Do përgatitemi që nesër, duam të vazhdojmë të kemi rezultate pozitive. Do luftojmë për pikë me Tiranën. Qardaku luajti mirë, por mendova të vendosja shtatlartësi”, u shpreh ai në një prononcim për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat