Ancelotti: Sezoni është i gjatë dhe Reali do të luftojë deri në fund

Futboll

Ancelotti: Sezoni është i gjatë dhe Reali do të luftojë deri në fund

Më: 19 janar 2023 Në ora: 10:52
Ancelotti

Real Madrid e humbi objektivin e parë të vitit 2023, teksa u mposht në finalen e Superkupës së Spanjës nga Barcelona. Tashmë, trajneri Carlo Ancelotti provon të ngrejë lart moralin e skuadrës ndërsa shprehet se sezoni është i gjatë dhe se Los Blancos do të luftojnë deri në fund për të fituar në secilin kompeticion ku marrin pjesë.

“Skuadra duhet të qëndrojë e qetë, me besim. Sezoni është i gjatë dhe ne do të luftojmë deri në fund në çdo kompeticion ku marrim pjesë. Nuk i prisnim edhe këto dëmtimet e Tchouamenit, Vazquez apo Alabas. Megjithatë, janari është një muaj i komplikuar dhe për mua ishte e pritshme që skuadra të mos ishte në maksimum.

Duhet të durojmë në këtë muaj dhe të kalojmë ndeshjet që na kanë mbetur.

Kemi kundërshtarë të vështirë, por nuk do të heqim dorë. Jam i bindur se skuadra do të dijë të reagojë dhe të kthejë situatën në favor”, u shpreh Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat