Futbolli në nivel tjetër

Futboll

Futbolli në nivel tjetër

Më: 27 janar 2023 Në ora: 15:38
Futbolli në nivel tjetër

Të frymëzuar nga një reklame, skuadra e Sparëts së Pragës, në miqësoren e fundit të luajtur kundër Nirnberg-ut i ka bërë dy lojtarë të saj të zbresin në fushë me një kamera në trup.

Më specifikisht është bërë fjalë për Jakub Jankto dhe Lukas Haraslin.

Kanë qenë këta dy lojtarët që kanë luajtur me këtë teknologji të veçantë në uniformat e tyre.

Shikimi i aksioneve nga ky këndvështrim i privilegjuar ka qenë diçka spektakolare, por fati ka dashur që sllovaku të shënontë golin e avantazhit të përkohshëm 2-0 (ndeshja ka mbaruar 3-1).

Ashtu siç pritej videoja e aksionit është publikuar nga Sparta në kanalet zyrtare të klubit.

“Nuk kam parë kurrë një gol në stadiumin Letna (stadium i ekipit çek) nga një këndvështrim më i mirë”, ka qenë mesazhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat