Mesazhi i Dukës

Futboll

Mesazhi i Dukës

Më: 28 janar 2023 Në ora: 13:41
Mesazhi i Dukës

Futbolli Shqiptar nderoi më të mirët e vitit që lamë pas në një ceremoni të veçantë. Një Top i Artë shqiptar për të kurorëzuar me trofetë më të rëndësishëm individualë, futbollistë, futbolliste e trajnerë, në një mbrëmje gala e të paharrueshme, ku pasioni për futbollin u ndërthur bukur me artin e kulturën.

Për numrin një të futbollit shqiptar, Armand Duka, kjo ceremoni është një risi  e destinuar të kthehet në traditë, jo vetëm për të shpërblyer më të mirët, por mbi të gjitha për të rritur familjen e futbollit, me më shumë anëtarë në vazhdimësi.

Ishte hera e parë që një event organizohej nga nga FSHF për të premiuar më të mirët e vitit 2022. Sigurisht që ka pasur defekte, por jam i sigurt që kishte emocione nga ata që morën çmime dhe nga ne që ishim në sallë, kjo më gëzon dhe më jep energji për të qenë më aktiv vitet e ardhshme. Është puna dhe djersa e tyre që u premiuan, por futbolli është lojë kolektive, nuk luhet vetëm. Falënderojmë të gjithë ata që luajtën futboll në 2022, i ftojmë të luajnë edhe në 2023 djem vajza të të gjitha kahinave, sa më shumë njerëz në botën e futbollit.

 Në merkaton e këtij janari, me transferimet e emrave si Xhixha, Skuka apo Simoni, futbolli shqiptar ka fituar para, por ka humbur kampionë. Interesante është të dish se si e konsideron këtë bilanc një administrator i kujdesshëm si Duka.

Mund ta kisha thënë dhe më duket që më ka shpëtuar gjatë ceremonisë. Ky është një tjetër sukses i futbollit shqiptar, pra sigurimi i të ardhurave nga shitja e futbollistëve. Uroj të kemi sa më shumë “dobësime” të tilla në të ardhmen, të prodhojmë sa më shumë lojtarë.

I paevitueshëm një koment edhe për skuadrën më të dashur të të gjithë shqiptarëve, Kombëtaren, tanimë që trajneri i ri Sylvinho ka nisur punën për të filluar një epokë të re, ku stacioni i shumëdëshiruar është Euro 2024.

Vitin e kemi nisur me programe dhe objektiva, por ajo që është më kryesorja, më e ndjeshme për sportdashësit, janë rezultatet e Kombëtares së meshkujve.

Sylvinho dhe stafi i tij faktikisht e kanë nisur mbarë, me dëshirë, janë 24 orë në 24 në funksion të kësaj pune, jetojnë në Shqipëri, jetojnë vetëm për të takuar dhe vëzhguar futbollistët që luajnë jashtë Shqipërisë. Si të thuash, përkushtimi është maksimal dhe uroj që të kemi një atmosferë pozitive dhe të arrijmë objektivin për të qenë në Euro 2024.

Nuk shkohet në Gjermani nëpërmjet mikrofonit, por nëpërmjet punës, disiplinës dhe zemrës që do të vënë lojtarët në fushë dhe sigurisht falë edhe mbështetjes sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat