Tottenham merr një goditje të madhe, mund të dështojë marrëveshja për Pedro Porron

Futboll

Tottenham merr një goditje të madhe, mund të dështojë marrëveshja për Pedro Porron

Më: 28 janar 2023 Në ora: 15:35
Conte dhe Pedro Porro

Tottenhami po përballet me një pengesë në garën për të transferuar Pedro Porro të Sporting Lisbonës, me klubet që nuk po e gjejnë akordin për një strukturë pagese.

Dhe tani thuhet se pala portugeze mund ta anulojë marrëveshjen për Porron, nëse Tottenhami nuk ofron atë që po e kërkon Sporting Lisbona.

Tottenhami e ka bërë yllin spanjoll, i cili ishte në Manchester City mes viteve 2019 dhe 2022, objektivin kryesor për këtë merkato, duke pasur parasysh që skuadra e Antonio Contes ka nevojë për përforcime në mbrojtje.

“Sportsmail” më parë raportoi se ata ishin afër marrëveshjes për një tarifë pasi Tottenhamit iu refuzua një ofertë prej 38 milion eurosh për Porron, i cili bëri përshtypje kundër Tottenhamit në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve në fillim të këtij sezoni, por marrëveshja tani është në dyshim.

Nëse Tottenhami nuk ofron atë se çfarë po e kërkon Sporting Lisbona, kjo e fundit mund të largohet nga marrëveshja me skuadrën angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat