Çekiçi është në luftë me kohën për 1 milionë euro

Futboll

Çekiçi është në luftë me kohën për 1 milionë euro

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:37
Çekiçi

Afati kalimtar i dimrit po vjen drejt mbylljes dhe Endri Çekiçi është shumë pranë transferimit drejt Real Sociedad.

Kjo skuadër mban vendin e 3 në La Liga pas Real Madrid dhe Barcelonës.

Spanjollët po vazhdojnë negociatat e përshpejtuara me Konyaspor për të mbyllur gjithçka brenda orarit. Sociedad ofron 2 milionë euro dhe turqit nuk duan të bien nën 3 milionë euro për kartonin e Çekiçir.

Ky konsiderohet si problemi më i madh për t’u zgjidhur në finalizimin e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat