Tare: Nuk habitem me atë që shkruhet

Futboll

Tare: Nuk habitem me atë që shkruhet

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:57
Tare

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare theksoi edhe njëherë se Milinkoviq-Saviq është pranë rinovimit me bardhekaltërit dhe se zërat e merkatos që e shohin larg kryeqytetit nuk janë të vërtetë.

Drejtori shqiptar u shpreh se ai asnjëherë nuk i lexon lajmet në lidhje me merkaton pasi e di shumë mirë se aty në pjesën më të madhe shkruhen të pavërteta.

“Nuk habitem më me ato që shkruhen për Milinkoviq, është zhurma e zakonshme.

Savicq me skuadrën deri në qershor?

Mua nuk më bën fare përshtypje sepse e di si është në të vërtetë situata dhe gjithçka do të zgjidhet në momentin e duhur.

Aspekti pozitiv është se unë nuk lexoj kurrë në lidhje me merkaton, unë jam i qetë.

Kam besim se Milinkoviq do të qëndrojë në skuadër. Afrimi i Pellegrinit?

Sarri kishte nevojë dhe bëmë maksimumin për të transferuar të duhurin, është një djalosh i ri dhe e rëndësishme është që i do ngjyrat e ekipit tonë”, u shpreh Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat