Tension mes Ukrainës dhe IOC

Futboll

Tension mes Ukrainës dhe IOC

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 13:47
Bach

Çështja hapjes së dyerve për sportistët rusë dhe bjellorusë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, por përshkallëzohet çdo ditë e më shumë dhe po prodhon debate të forta.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) është shprehur pro lejimit të tyre për të konkurruar në olimpiadë si neutral. Por nga ana tjetër, Ukraina ka kërcënuar deri në bojkot të Lojërave nëse diçka e tillë ndodh.

Një përplasje e hapur tashmë me qeverisë ukrainase dhe IOC.

Kjo gjë ka bërë që presidenti i IOC, Tomas Bah, të refuzojë së fundmi ftesën e numrit një ukrainas, Volodimir Zelenski, për të vizuar qytetin Bakhmut.

Një refuzim që sipas qëndrimit të IOC, vjen pikërisht për shkak të kërcënimeve të Ukrainës për bojkot, nëse do të lejohet konkurrimi i rusëve. Kujtojmë se Bah e kishte vizituar Ukrainën gjatë verës së vitit të kaluar, ku pati një takim me Zelenskin.

“40 SHTETE, BOJKOT OLIMPIADËS” – Ndërkohë ministri polak i Sportit dhe Turizmit, Kamil Bortniczuk, është shprehur se 40 shtete mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike në Paris.

Komentet e tij erdhën pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan një plan të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për t’u lejuar atletëve rusë dhe bjellorusë që të konkurrojnë në Lojërat e vitit 2024. IOC-ja tha të enjten se çdo bojkot do t’i “dënojë vetëm atletët”. Bortniczuk tha se beson që do të ishte e mundur të ndërtohej një koalicion prej 40 vendesh, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, për t’i bllokuar planet e IOC-së, përpara takimit të 10 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat