Real Madrid del me komunikatë zyrtare

Futboll

Real Madrid del me komunikatë zyrtare

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 19:25
Eden Hazard

Eden Hazard përfundon sërish në infermieri duke konfirmuar një lloj mallkimi me fanellën e Real Madrid duke qenë se vuan shumë në aspektin fizik prej momentit kur është transferuar në kryeqytetin spanjoll.

Së fundmi, klubi madrilen nëpërmjet një komunikate për shtyp zbulon se 32-vjeçari vuan nga një dëmtim në tendinën e gjurit të majtë ndërsa nuk ka një datë për rikthimin e belgut.

Në njoftimin e madrilenëve theksohet se Hazard do të mbahet nën vëzhgim me dëmtimin që ende nuk dihet si do të evuolojë.

Në këtë sezon me fanellën e Realit, Hazard është aktivizuar në vetëm tre ndeshje të La Liga-s pa gjetur rrugën e rrjetës në asnjë prej tyre.

Nga ana tjetër, sulmuesi është aktivizuar në tre ndeshje edhe në Champions League, aty e ka shënuar një gol.

Megjithatë, pritet që ky të jetë sezoni i fundit i Hazard me Real Madrid duke rezultuar një dështim total për pritshmëritë e spanjollëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat