Senzacion, Vedat Muriqi gjunjëzon Real Madridin 

Futboll

Senzacion, Vedat Muriqi gjunjëzon Real Madridin 

Nga: K. Goca Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 14:22
Muriqi feston me shokë

Fitore që do të mbahet mend gjatë nga dashamirët me të zjarrtë të Mallorca-s.

Fitore e bujshme me rezultat 1:0 ndaj kampionit në fuqi, Real Madridit.

Fitorja është meritë e Vedat Muriqit, i cili kërceu më së larti në dyluftim me Nachon por shënimi regjistrohet si autogol. 

Goditje e rëndë për klubin mbretëror, ngecin në luftë për titullin e kampionit.

Reprezentuesi i Kosovës, ka treguar shpirt luftarak me shokë dhe ia dolën të gjunjëzojnë Realin.

Kampioni në fuqi dominoi ballafaqimin por sa vlen kjo kur nuk shënon. 

Në minutën e 59-të, Asensio dështoi nga penalltia, duke lëshuar rastin ideal për të barazuar rezultatin.

Futbollisti Muriqi me shokë kremtojnë fitoren e madhe. 

Mallorca renditet në vend të dhjetë me 28 pikë pas 20 jave në kampionatin spanjoll.

Reali mban pozitën e dytë me 45 pikë, ka një ndeshje më shumë e pesë pikë me pak se rivali i përbetuar dhe i përjetshëm, Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat