Barcelona rivalizohet për transferimin e Aubameyang

Futboll

Barcelona rivalizohet për transferimin e Aubameyang

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 07:03
Aubameyang

Barcelona raportohet se po konsideron një lëvizje për të rikthyer Pierre-Emerick Aubameyang gjatë afatit kalimtar të verës, por pritet të përballet me konkurrencë nga Atletico Madridi.

Sulmuesi nga Gaboni tani shihet si i tepërt te Chelsea dhe jashtë planeve, pasi klubi bëri transferime të shumta.

Graham Potter së fundmi e largoi edhe jashtë listës së futbollistëve për të garuar në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve të shumta, është e sigurt se Aubameyang do të largohet nga “Stamford Bridge” pas përfundimit të sezonit aktual.

Edhe klubi londinez thuhet se është i gatshëm të pranojë edhe ofertë me çmim të ulët, vetëm që të largojë 33-vjeçarin.

Sipas “Daily Mail”, Barcelona po monitoron situatën dhe ka interesim serioz për të rikthyer 33-vjeçarin në “Camp Nou”.

Mediumi britanik gjithashtu raportoi se për ish-sulmuesin e Arsenalit interesim ka shfaqur edhe klubi tjetër nga La Liga, Atletico Madridi.

Ndryshe, Pierre-Emerick Aubameyang ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në verën e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat