Katër amerikano-latine shpallin kandidaturën e përbashkët për 2030-ën

Futboll

Katër amerikano-latine shpallin kandidaturën e përbashkët për 2030-ën

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 20:33
Kupa

Emocionet e Kupës së Botës janë ende të freskëta, me Argjentinën që u shpall kampione bote në Katar, duke triumfuar në finale përballë Francës.

Edicioni i ardhshëm do të organizohet në vitin 2026, në Amerikën Veriore, në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Deri më tani ky është edicioni i fundit që FIFA ka përzgjedhur vendin organizator, ndërsa së fundmi është bërë zyrtare kërkesa për edicionin e vitit 2030.

Argjentina, Paraguai, Uruguai dhe Kili janë bërë bashkë për të sjellë organizimin e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në Amerikën e Jugut pas edicionit 2014.

Tani mbetet për t’u parë nëse FIFA do t’i besoj organizimin e Kupës së Botës këtyre katër shteteve, që do të ishte për herë të parë që Botërori të zhvillohet në katër shtete të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat