Ndahet nga jeta Odisea Çipa, trajner i skuadrës së Butrintit

Futboll

Ndahet nga jeta Odisea Çipa, trajner i skuadrës së Butrintit

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:23
Odisea Çipa

Ndahet nga jeta Odisea Çipa. Trajneri 58-vjeçar nga Saranda, i cili drejtonte aktualisht skuadrën e Butrintit, ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm, pas një arresti kardiak.

Mësohet se Çipa ishte ndjerë keq edhe në fundjavë, gjatë ndeshjes mes Butrintit e Memaliajt, teksa mëngjesin e sotëm u njoftua ndarja e tij nga jeta.

Odisea Çipa kishte marrë drejtimin e Butrintit verën e 2022-shit, ndërsa në të shkuarën ka përfaqësuar sarandiotët edhe si futbollist.

Mesazhi i kreut të FSHF-së për Odisea Çipën:

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka reagoi për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të Odisea Çipës, duke shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.

“Ndarja e parakohshme nga jeta e Odisea Çipës, trajnerit të ekipit Butrinti të Sarandës, na ka trishtuar të gjithëve.

Humbëm një njeri që i ka dhënë shumë futbollit, si futbollist, por edhe si trajner ndër vite.

Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin e futbollit, veçanërisht atë të Sarandës.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve.

Të prehesh në paqe Odisea!
Do të na mungosh të gjithëve!”, s
hkroi Duka në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat