Salihamixhiq: Refuzuam një ofertë joshëse për Pavard

Futboll

Salihamixhiq: Refuzuam një ofertë joshëse për Pavard

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:25
Salihamixhiq: Refuzuam një ofertë joshëse për Pavard

Interi provoi deri në fund të gjejë një mbrojtës në merkaton e janarit, për t’i hapur udhë largimit të menjëhershëm të Milan Skriniar drejt PSG-së.

Por në fund zikaltrit nuk ia dolën dhe vendosën të mbajnë sllovakun.

Benjamin Pavard ishte futbollisti i piketuar nga Giuseppe Marotta, por në fund Bayerni i Mynihut vendosi të refuzojë ofertën për francezin dhe të bllokojë dy operacione të merkatos.

Këtë e pranoi edhe drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamixhiq, në një rrëfim për “Bild”.

Ai tregoi se në klub ka ardhur një ofertë joshëse për Pavard, por prioriteti u vu në aspektin sportiv.

“Në orët e fundit të merkatos patëm një ofertë shumë të rëndësishme ekonomike për Pavard. Megjithatë ne e konsiderojmë atë një lojtar të rëndësishëm dhe vendosëm t’i japim prioritet aspektit sportiv.

Ndaj edhe e refuzuam ofertën”, deklaroi Salihamixhic.

Duket se drejtuesit e Bayernit vendosën të mos lëshojnë Pavard, pasi nuk donin një transferim të Skriniar te PSG-ja në janar.

Kjo pasi bavarezët do të përballen pikërisht me francezët në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Në këtë mënyrë, bavarezët jo vetëm që mbajtën një mbrojtës në ekip edhe për 6 muajt e ardhshëm, por në të njëjtën kohë, nuk lejuan fuqizimin e kundërshtarit direkt në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat