Mbetet nën rrënoja

Futboll

Mbetet nën rrënoja

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 12:33
Mbetet nën rrënoja

Nga Turqia vijnë lajme kontradiktore sa i takon lojtarit të Hatayspor, Christian Atsu.

Mesfushori ishte një nga ata që mbeti nën rrënoja pas tërmetit shkatarrimtar të disa ditëve më parë në Turqi dhe së fundmi qarkulloi me shpejtësi lajmi se ganezi u shpëtua nga operacioni i kërkim shpëtimit.

Madje, të gjithë ishin të lumtur pasi lojtari ishte në gjendje optimale dhe nuk kishte marrë dëmtime serioze.

Por, është agjenti i Atsu, Nana Sechere që rikthen gjendjen e alarmit pasi njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se i përfaqësuari i tij është ende nën rrënoja dhe se vijon puna për ta gjetur.

“Aktualisht gjendem në Stamboll dhe situata nuk ka ndryshuar. Christian Atsu është ende nën rrënoja dhe duhet gjetur. Nga unë nuk do të ketë më të tjera njoftime, derisa të kem një njoftim konkret për Atsu”, u shpreh Sechere.

Kujtojmë se futbollisti 30-vjeçar në të kaluarën është aktivizuar edhe në Premier League teksa ka qenë pjesë e klubeve si Chelsea, Everton dhe Neëcastle ndërsa në vitin 2016 ishte pjesë e Malagës në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat