Kontratat e Reus dhe Hummels skadojnë këtë verë

Futboll

Kontratat e Reus dhe Hummels skadojnë këtë verë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 10:46
Reus

Dy lojtarëve të rëndësishëm të Borussia Dortmund, Marco Reus dhe Mats Hummels, i’u skadojnë kontratat në qershor të këtij viti dhe për këtë ka dhënë deklaratë drejtori i klubit, Sebastian Kehl.

“Kur kemi diçka për të njoftuar, do të ju njoftojmë. Nuk jemi ende gati për këtë.

E kemi një tendencë për këtë, do ju lëmë të befasoheni”, tha Kehl për mediumin gjerman, ZDF.

Dortmund arriti edhe këtë fundjavë të regjistrojë fitore kundër Hoffenheim, 0-1, duke vazhduar serinë prej 100% triumfe në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat