FIFA shpall Lionel Scalonin si trajnerin më të mirë

Futboll

FIFA shpall Lionel Scalonin si trajnerin më të mirë

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 07:22
Lionel Scalonin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, është shpallur trajneri më i mirë nga FIFA.

Scaloni pranoi këtë çmim në ceremoninë e sontme të organizuar nga institucioni më i lartë në futboll.

Argjentinasi që para punës me Argjentinës, kishte shërbyer vetëm si asistent i Jorge Sampaolit te Sevilla, arriti që në pak vite ta konsolidojë kombëtaren Bardhë e Bojëqielli.

Scaloni brenda dy vjetësh arriti që ta fitojë Kupën e Amerikës, La Finallisimanë dhe Kupën e Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat