PSG-Ramos, këto janë zhvillimet e fundit

Futboll

PSG-Ramos, këto janë zhvillimet e fundit

Më: 4 mars 2023 Në ora: 13:35
Sergio Ramos

Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos dëshiron të vazhdojë kontratën e tij me PSG, raporton ‘L’Equipe’.

Ish-asi i Real Madridit dhe PSG tashmë kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës së re.

Mbrojtësi spanjoll këtë sezon të garave, ka qenë titullar në çdo ndeshje të kampionëve në fuqi të Francës.

Siç raportohet, 36 vjeçarit ende nuk i është ofruar kontrata e re, por thuhet se të dy palët janë nuk janë duke u nxituar në këtë drejtim, dhe se marrëveshja e re mund të arrihet në fund të këtij sezoni.

Ndryshe, Ramos, i cili pak ditë më parë i dha lamtumirën Kombëtares së Spanjës, vëzhgohet nga disa klube nga Arabia Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat