Media serbe për Xhakën e Shaqirin: Po vijnë provokatorët 

Futboll

Media serbe për Xhakën e Shaqirin: Po vijnë provokatorët 

Nga: K. Goca Më: 15 mars 2023 Në ora: 20:33
Xhaka e Shaqiri

Në Novi Sad pikërisht me 25 mars Zvicra do të ndeshet me Bjellorusinë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë alfa dhe omega e Zvicrës, do të janë në këtë sfidë të rëndësishme.    

“Po vijnë provokatorët! 

Ata të dy kanë shkaktuar incidente dhe skandale në çdo takim me Serbinë dhe tashmë do të duhet të luajnë një ndeshje kualifikuese në vendin tonë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të mbërrijnë në Serbi javën e ardhshme.

Së bashku me kombëtaren e Zvicrës ata do të vijnë në Novi Sad për një duel ndaj Bjellorusisë, i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Karagjorgje’ të shtunën, më 25 mars, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Siç dihet tashmë, për shkak të sanksioneve të UEFA-s, Bjellorusia duhet të luajë në një vend tjetër dhe ajo zgjodhi të jetë Serbia.

Ndeshjet që do të zhvillojë kjo kombëtare në Novi Sad do të luhen para tribunave të zbrazëta”, shkruan media serbe “Espreso”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat