Këta janë katër shqiptarë që do të luajnë për Zvicrën U21

Futboll

Këta janë katër shqiptarë që do të luajnë për Zvicrën U21

Më: 16 mars 2023 Në ora: 13:49
Ardon Jashari

Kombëtarja e Zvicrës U21 ka ftuar katër shqiptarë për dy ndeshjet miqësore.

Të ftuar janë futbollistët Albian Hajdari, Kastriot Imeri, Ardon Jashari dhe Bledian Krasniqi.

Krasniqi luan për Zurich-un, Hajdari për Luganon, Jashari për Luzernin dhe Imeri për Young Boys.

Kësaj radhe Jashari nuk u ftua për seniorët por për U21.

Zvicra ndeshet me Spanjën më 24 mars në Almeria, ndërsa në Basel do ta presin Izraelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat