Feronikeli 74 dështon, kjo është tabela në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A

Futboll

Feronikeli 74 dështon, kjo është tabela në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2023 Në ora: 17:05
Pamje nga një ndeshje

Vëllaznimi ka fituar pikën e tretë pas 19 jave në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.

Futbollistët e Vëllaznimit ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë, por që Feronikelit 74 i morën pikë.

Feronikeli, lider i tabelës, ka dështuar në këtë javë.

Rezultatet

Liria - Trepça 2:1
Istogu - Rilindja 1974 2:1
Rahoveci - Drenasi 2:0
Phoniex - A&N 4:3
Feronikeli 74 - Vëllaznimi 1:1

Feronikeli 74 kryeson me 38 pikë, pasojnë Phoniex me 35, Liria 34, Istogu 32, Rahoveci 30, Drenasi 26, Rilindja 1974 25, Trepça 20, A&N 20 dhe Vëllaznimi 3 pikë.

Në javën e 20-të do të takohen: Vëllaznimi, Drenasi, Rilindja 1974 - Rahoveci, Trepça - Istogu, A&N - Liria dhe Feronikeli 74 - Phoniex.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat