Partey shqetëson Artetan

Futboll

Partey shqetëson Artetan

Më: 28 mars 2023 Në ora: 20:56
Thomas Partey e Granit Xhaka

Situata aktuale e Thomas Partey ka shqetësuar Arsenalin.

Teksa klubi po marshon drejt titullit, duke pasur tetë pikë më shumë se sa Manchester City, mesfushori ganez ka qenë një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij këtë sezon, por ai nuk ka mundur të luajë në një ndeshje në Afrikë.

Trajneri i Ganës, Chris Houghton, e ka konfirmuar se futbollisti ka pasur problem ani mesfushori u la në stol në barazimin 1-1 të së hënës me Angolan. 

“Thomas ka disa probleme të vogla, prandaj ne menduam se ishte një rrezik shumë i madh për ta nisur me të”, ka thënë ai.

Sipas "Goal", pasi futbollisti të kthehet ka për për t'iu nënshtruar testeve, ku edhe do të kuptohet gjendja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat