Mashtrimi "Alonso" te aksi Barcelona - Chelsea!

Futboll

Mashtrimi "Alonso" te aksi Barcelona - Chelsea!

Më: 28 mars 2023 Në ora: 21:22
Alonso

Bolton i bashkohet CEO-s Union Adarve në denoncimin e Barcelonës për transferimin e Marcos Alonso.

Siç raporton AS, edhe klubi anglez beson se ka pasur parregullsi në nënshkrimin e ish-lojtarit të Fiorentinës verën e kaluar dhe po kërkon të drejtat e rritjes profesionale te futbollistit…

FIFA tashmë ka dëgjuar klubin madrilen dhe Blaugranët dhe pret një zgjidhje, ndërkohë që Bolton pretendon gjithashtu se katalanasit kanë paguar Chelsean për Marcos Alonson me Aubameyang…

AD Union Adarve, një skuadër që luan në ligën e katërt spanjolle, ka denoncuar Barcelonën për blerjen e Marcos Alonso.

Sipas asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, Blaugranët kanë marrë si futbollist te lirë lojtarin e Chelseat, duke fshehur një transferim të vërtetë ndërkombëtar duke ndërmjetësuar një shkëmbim lojtarësh, të cilit i është shtuar një shumë ekonomike shtesë.

Klubi madrilen i referohet transferimit të Aubameyang te Chelsea, që u bë pak orë para asaj të spanjollit. CEO Union Adarve, i cili kishte shpresuar të merrte një kontribut financiar falë mekanizmit të solidaritetit, ia referoi çështjen FIFA-s.

Alonso e filloi karrierën e tij profesionale me Real Madridin, por vazhdoi të bëri emër me Bolton Wanderers në Angli dhe më vonë me Fiorentinën në Itali.

Suksesi i tij në klubin e fundit bëri që Chelsea ta nënshkruante atë për rreth 24 milionë sterlina në vitin 2016, duke fituar nderime të shumta me klubin duke përfshirë një titull në Premier League dhe UEFA Champions League…

Alonso bëri debutimin e tij të plotë për Spanjën në mars 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat