Barcelona ka një plan

Futboll

Barcelona ka një plan

Më: 30 mars 2023 Në ora: 16:15
Logo e Barcelonës

Vështirësitë ekonomike mund të bëjnë që Barcelona të vijojë me strategjinë e blerjeve me kosto zero.

Ashtu siç kanë bërë sesionet e fundit, drejtuesit e klubit po përpiqen të gjejnë në treg okazione me kosto zero.

Sipas Mundo Deportivo, Xavi ka dhënë “bekimin” e tij për tre afrime të mundshme: Inigo Martinez, Gundogan dhe Aubameyang.

Me mesfushorin e City-it, Barcelona ka gjetur një akord në parim, ndërsa Aubameyang duhet të zgjidh kontratën me Chelsea-n për tu transferuar flas në “Camp Nou”.

Inigo Martinez dhe Aubameyang janë dy lojtarët e tjerë që mund të bëhen shumë të vlefshëm për skemat e Xavit. I pari për faktin që ka shumë eksperiencë në La Liga, ndërkohë që i dyti shihet si alternativë e mirë në fazën e avancuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat