Luhen në mesjavë ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Futboll

Luhen në mesjavë ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Më: 7 maj 2023 Në ora: 16:05
Logo e Kupës së Shqipërisë

Në mesjavë do të luhen në Shqipëri ndeshjet e kthimit të Kupës. FSHF njofton se ka pasur ndryshime në orarin e dy sfidave gjysmëfinale.

Takimi Egnatia-Vllaznia që ishte programuar të luhej të mërkurën në orën 15:00, do të luhet në të njëjtën ditë por një orë më herët, në 14:00.

Ndërsa gjysmëfinalja tjetër mes Teutës dhe Tiranës, që ishte programuar të luhej të mërkurën në orën 18:00 do të luhet në orën 17:00.

Egnatia dhe Vllaznia barazuan 1-1 në ndeshjen e parë ndërkohë që Tirana fitoi 3-0 ndeshjen e parë ndaj Teutës.

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinale

E mërkurë 10 maj /  ora 14:00

Egnatia-Vllaznia (1-1)

E mërkurë 10 maj /  ora 17:00

Teuta-Tirana (0-3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat