Tifozët e Gjilanit “Skifterat” i dërgojnë mesazh Dritës para derbit të madh

Futboll

Tifozët e Gjilanit “Skifterat” i dërgojnë mesazh Dritës para derbit të madh

Më: 10 maj 2023 Në ora: 21:31
Tifozët

Të dielen zhvillohet derbi më i madh në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll mes Gjilanit dhe Dritës.

Kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në përfundim të kampionatit, Drita është lidere e tabelës me 66 pikë aq sa ka edhe Ballkani, por që ka rezultate më të mira në ndeshjet direke.

Nëse deri në fund nuk ndryshojnë pikët, atëherë skuadra e Dritës do të jetë kampion i ri i Kosovës.

Por tifogrupi i Gjilanit “Skifterat” i kanë dërguar mesazh ”Intelektualëve” se nuk do të kenë të lehtë dhe se do të luajnë për fitore.

”Derbi i Anamoravës!

Ekipa jonë e NDERIT këtë vikend zhvillon ndeshjen e rradhës drejtë rrugëtimit për garat Evropiane!

Këta djem që na nderuan neve duke na dërguar në finale të Kupës, do ta nderojnë veten dhe të gjithë ata që ndër vite e dekada parreshtur, njëjtë si këta dhanë shumë për klubin e qytetin.

Ata do të japin shpirtin në fushë siç kanë mbrapa një armatë të etur që jep zemrën në tribina!Ata nuk shkelen, as nuk shiten e as nuk blehen, prandaj me shumë mburrje janë NDERI I QYTETIT!”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat