Wenger: Kam refuzuar Realin

Futboll

Wenger: Kam refuzuar Realin

Më: 16 maj 2023 Në ora: 17:38
Wenger

Dashuria për Arsenal-in, dëshira për të krijuar diçka magjike për t’u kujtuar me kalimin e kohës.

Kjo është ajo që e shtyu Arsene Wenger të refuzonte, gjatë karrierës së tij si trajner, shumë klube të mëdha në Europë dhe madje edhe dy kombëtare të shquara. Vetë trajneri francez e ka zbuluar për beIN Sports.

“Unë hoqa dorë nga Real Madrid, Juventus, Paris Saint-Germain”, tha Wenger.

“E refuzova edhe kombëtaren angleze dhe më pas edhe atë franceze, mendoj se bëra atë që ishte e rëndësishme për mua në jetën time.

“Shumë njerëz vijnë dhe më thonë: ‘Faleminderit për atë që ke bërë për Arsenalin’.

Ata e kuptojnë se ky ka qenë prioriteti im dhe gjithashtu besoj se Arsenali respektohet në mbarë botën për vlerat e klubit që dolën në dritë.

“Ndjeva se mund të lija një trashëgimi, të ndërtoja një bazë stërvitore, të ndërtoja një stadium, të kisha një akademi fantastike. Ndjeja se ata që do të vinin pas meje, do të mund të punonin në kushte të mira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat