Mesazhi për tifozët e Chelseat

Futboll

Mesazhi për tifozët e Chelseat

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:24
Thiago Silva

Këto janë orë të thashethemeve të mëdha te Chelsea dhe në veçanti për Thiago Silva.

Qendërmbrojtësi brazilian është përfolur për një kthim në Brazil ku do të luante me Fluminense-n.

Në realitet, vetë mbrojtësi i hodhi poshtë këto thashetheme, duke konfirmuar dëshirën e tij për të respektuar deri në fund kontratën me klubin londinez me të cilin ka edhe një vit, deri në qershor 2024.

Mbështetje të mëtejshme për këtë tezë i dha bashkëshortja e tij Belle, e cila pas ndeshjes së fundit të Bluve të kompletuar me një homazh për lojtarin me gjithë Stamford Bridge që u ngrit në këmbë për ish-lojtarin e Milanit dhe PSG-së, shkroi në një histori në Instagram siç raporton Standard:

“Ne, familja ime, burri im, fëmijët e mi dhe unë jemi shumë, shumë të lumtur këtu në Londër, te Chelsea. Ne jemi Blues, ne do të qëndrojmë këtu! Përpara Chelsea”.

Me pak fjalë, edhe nëse Thiago kishte ndonjë dyshim, gruaja e tij i largoi me një mesazh dashurie për qytetin dhe Chelsea-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat