Formacionet zyrtare të Sevillas dhe Juventusit

Futboll

Formacionet zyrtare të Sevillas dhe Juventusit

Më: 18 maj 2023 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet përballja interesante mes Sevillas dhe Juventusit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Allianz”, Juventusi barazoi 1:1 si vendas me Sevillan.

Të dy skuadrat rikthehen në këtë ndeshje nga fitoret në kampionatet e tyre, ku Sevilla e mposhti 3:0 Valladolidin në kuadër të La Ligas, kurse Juventusi fitoi 1:0 kundër Cremoneses në Serie A.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Sevillan mungojnë Corona, Gueye, Jordan, Marcao dhe Nianzou, kurse te Juventusi nuk do të paraqiten Bonucci, De Sciglio, Ihattaren, Kaio Jorge dhe Pogba.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Acuna, Gudelj, Bade, Navas; Rakitic, Fernando; Gil, Oliver Torres, Ocampos; En-Nesyri

Juventusi (3-5-1-1): Szczesny; Bremer, Gatti, Danilo; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Fagioli, Iling-Junior; Di Maria; Kean

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat