Mourinho e telefonon nga Gjermania

Futboll

Mourinho e telefonon nga Gjermania

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:08
Roma

Një vit pas triumfit në Conference League, Roma siguron një tjetët finale, këtë herë të Europa Leagues, ku do të diskutojë trofeun me Sevillan në Budapest.

Verdhekuqtë mbajtën një barazim pa gola mbrëmjen e të enjtes në “Bay Arena” ndaj Leverkusenit dhe u kualifikuan falë suksesit 1-0 në sfidën e një jave më parë.

Menjëherë pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes nisi festa verdhekuqe, me futbollistët e Romës që nuk harruan as Marash Kumbullën, mbrojtësin shqiptar që mungonte për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Mourinho i bëri një telefonatë nga Gjermania, për t’i dedikuar kalimin në finale, ndërsa futbollistët hapën një bluzë të tij, në foton e shkrepur gjatë festës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat