Interi ia vendos çmimin Lautaros

Futboll

Interi ia vendos çmimin Lautaros

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:58
Lautaro

Interi ia ka vendosur çmimin sulmuesit të tij kryesor, Lautaro Martinez.

Klubet angleze janë të interesuara për sulmuesin argjentinas, i cili po shkëlqen në këtë sezon.

Sipas portalit “Football Insider”, “Nerazzurri” i kërkojnë 80 milionë euro për kampionin e botës.

Gjigantët anglezë, Manchester United dhe Chelsea raportohet se ia kanë vënë syrin sulmuesit të rrezikshëm dhe tash e tutje ata do ta kenë të qartë se para duhet t’i paguajnë për ta bërë të vetin futbollistin jug-amerikan.

Lautaro e shënoi golin e fitores ndaj Milanit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa synon t’i udhëheq Zikaltrit edhe në finalen e madhe të Stambollit kundër Manchester Cityt.

Pasi e fitoi Botërorin me Argjentinën, Lautaro e kërkon një tjetër trofe prestigjioz në këtë edicion, atë të Championsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat