Skuka e mbyll sezonin para kohe

Futboll

Skuka e mbyll sezonin para kohe

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:50
Xhuliano Skuka

Aventura e Xhuliano Skukës nuk ka shkuar aspak siç pritej te Metz.

Francezët investuan shumë dhe e kthyen sulmuesin shqiptar në transferimin më të kushtueshëm të historisë së Superiores, por kjo nuk mjaftoi për të lënë gjurmë.

Duke parë se Skuka nuk është përshtatur ende si duhet për të dhënë rezultate, trajneri Boloni e ka marrë vendimin e tij.

Në këto ndeshje të fundit vendimtare të Metz,

Xhuliano nuk është pjesë e listës së ekipit të parë.

Kështu ndodhi edhe për ndeshjen e sotme, atje ku Metz do të udhëtojë në transfertë me Guingamp. Skuka është sërish jashtë listës së ekipit të parë, ndërsa kanë mbetur edhe tre ndeshjen nga fundi i kampionatit.

Metz ndodhet në vendin e tretë me vetëm një pikë më pak se Bordo e vendit të dytë, ndërsa në Ligue 2 janë vetëm dy vendet e para që të japin biletën e ngjitjes në elitë.

E vetmja mënyrë sesi Skuka mund të kthehet për të luajtur në këtë sezon me ekipin e parë është hipoteza ku Metz siguron ngjitjen në elitë para kohe. Megjithatë duke parë mënyrën sesi po shkon sezoni, është thuajse e pamundur që Metz të sigurojë ngjitjen një apo dy javë përpara mbylljes së kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat