Liria deklason Ulpianën, kualifikohet në finale të barazhit

Futboll

Liria deklason Ulpianën, kualifikohet në finale të barazhit

Nga: K. Goca Më: 27 maj 2023 Në ora: 17:06
Liria feston

Liria e Prizrenit “kockë e fortë” për Ulpianën e Lipjanit.

Prizrenasit shënuan fitore të thellë me rezultat 3:1 ndaj Ulpianës, në takimin që u zhvillua para rreth 1500 shikuesve në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Liria që u rendit në vend të dytë në Grupi A të Ligës së Parë të Kosovës dhe Ulpiana në Grupin B; u përballen mes vete, por prizrenasit arritën me lojë të mirë që të kualifikohen në finale të barazhit, ku do të takohen me skuadrën që do renditet në pozitën e tetë në Superligë.

Në pjesën e parë u shënuan dy gola, një penallti u anulua në favor të Lirisë në minutën e 30-të, pasi që gjyqtari ka shikuar sistemin VAR.

Lipjanasit nuk u treguan rival i denjë dhe e pashmangshme ka qenë edhe deklasimi në rezultat nga skuadra me renome. 

Golat për Lirinë i realizua Edmond Likaj (4’), Petrus Aprocius Megameno (45’) e Diellor Beseni (52’) dhe për Ulpianën Gentian Emini (88’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat